Fitore minimale e Barcelonës

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Lideri i tabelës në Primera Division, Barcelona, ka shënuar fitore minimale si mysafir i Valladolidit.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, i cili në minutën e 40-të pranoi një pasim nga Xavi, për ta mposhtur portierin Asenjo. Fitore me rezultat të njëjtë, 1-0, ka shënuar edhe Sevilla si mysafir i Recreativo Huelvas, ndërsa Villarreali është mposhtur me rezultat bindës prej 3-0, nga Almeria.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...