Reali mban hapin

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

Konkurrenti kryesor i Barcelonës në garën për ta fituar titullin në La Liga, Real Madridi, ka shënuar fitore minimale në stadiumin La Rosaleda, si mysafir i Malagas.
Tre pikë shumë të vlefshme Mbretërve ua siguroi argjentinasi, Gonzalo Higuain, i cili e mposhti portierin vendas, Goitia, në minutat e para të pjesës së dytë (49’). Me këtë fitore Real Madridi ruan diferencën prej gjashtë pikësh prapa Barcelonës, që gjendet në vendin e parë, ndërsa qëndron nëntë pikë përpara Sevillas që mban pozitën e tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...