Galliani: Ancelotti është më i miri në botë

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, dhe trajneri Carlo Ancelotti janë takuar të mërkurën për të diskutuar planet e skuadrës.
Sipas Gallianit nuk do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër, derisa ai ka konfirmuar edhe njëherë se Ancelotti do të vazhdojë drejtimin e Rossonerëve, përkundër spekulimeve se ai do të largohet në fund të sezonit. “Trajneri i ardhshëm i Milanit është Ancelotti. Carlo është i vetmi në botë, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve nga dy herë edhe si lojtar edhe si trajner. Prandaj ai nuk duhet të dëshmohet para askujt”, u ka thënë Galliani gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...