Ranieri: Po japim maksimumin për tifozët

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Derisa gara për Scudetto ka arritur në fazën finale, trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, u ka premtuar tifozëve se ai dhe të zgjedhurit e tij do të japin gjithçka nga vetja për t’u shpallur kampionë të Italisë.
“Ne po punojmë për ju. Do të jetë një përfundim emocionues, sepse thuajse çdo skuadër ka për çka të luftojë në këtë fundsezoni, dhe asnjëra nga skuadrat nuk do t’i lëshojë pikët lehtë. Do të jetë vështirë, mirëpo kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për ne”, u ka thënë Ranieri tifozëve të Juventusit. Këtë fundjavë, lideri i tabelës, Inter, do të jetë mysafir i Udineses, derisa Juventusi që gjendet shtatë pikë prapa, e pret Chievon në shtëpi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...