Gerrard: Kjo është krejt çka kam dashur

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Simboli dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, të premten ka nënshkruar kontratë të re me Të Kuqtë, e cila e mban atë në Anfield deri në vitin 2013, duke i kënaqur tifozët e Liverpoolit anekënd botës. Ndërsa as ai vetë nuk ka mundur ta fshehë gëzimin.
“Kjo marrëveshje më ka dhënë një ndjenjë fantastike. Kjo është krejt çka kam dashur: Ta kaloj të gjithë karrierën time te Liverpooli! Gjithmonë e kam thënë se derisa klubi të më dëshirojë unë do të mbetem këtu”. “Gjatë gjithë jetës time kam qenë tifoz i Liverpoolit dhe do të jetë e jashtëzakonshme që ta përfundoj karrierën këtu dhe kur ta shikoj të kaluarën do të them se kam qenë gjithmonë me Liverpoolin”. “Ajo që dua më së shumti është të arrij sukseset më të mëdha me skuadrën që e dua. Nëse do të fitojmë shumë trofe së bashku, atëherë do të jem edhe më i lumtur”, është cituar simboli i Redsave nga “Sky Sports News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...