Galliani: Milani nuk ka nevojë për Cannavaron

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të kërkojë shërbimet e mbrojtësit veteran të Real Madridit, Fabio Cannavaro, gjatë afatit kalimtar veror.
“Fabio Cannavaro nuk bën pjesë në planet tona, pavarësisht se unë jam një admirues i tij si lojtar i madh”. “Sa i përket transferimit të lojtarëve do të flas në fund të sezonit. Ndërsa krejt çka mund të them tani, është se kemi vendosur të blejmë lojtarë kualitativë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Galliani për Sportmediaset.it.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...