Mourinho: Jam i shqetësuar për Adrianon, jo i hidhëruar

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është shprehur i shqetësuar për mosparaqitjen e Adrianos në fushën stërvitore të premten. Sipas "Sky Sport Italia", sulmuesi ende gjendet në Brazil, ndërsa askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij.
“Kjo është një situatë shumë serioze për ne. Nuk bëhet fjalë për mungesë disipline, megjithatë nuk dëshiroj t’i komplikoj më shumë gjërat. Jam i pikëlluar jo i hidhëruar, por nuk dua të them asgjë”. “Unë jam i shqetësuar për të si njeri, jo si lojtar. Do të presim të shohim se çka do të ndodhë. Në skuadër ka sulmues të tjerë, miro asnjërit nuk i pëlqen kjo situatë”, ka thënë portugezi për “Sky Sport Italia”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...