Hiddink: Nuk do të mbrohemi në Anfield

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se ekipi i tij nuk do të udhëtojë në Anfield për t’u mbrojtur, në ndeshjen e sotme çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përballë Liverpoolit.
“Nuk do të qëndrojnë dhe të presin derisa të mposhtemi. Kjo nuk është mënyra se si luhet futbolli. Kjo nuk është filozofia ime ose koncepti ekipor. Ne nuk do të presim. Do të përpiqemi të kemi iniciativë”, ka thënë Hiddink para ndeshjes së sotme.“70% e ekipeve të cilat shënojnë gol në udhëtim kalojnë në rundin e ardhshëm. Nëse shënoni gol në fushë mysafire, kjo gjithmonë është një goditje e fortë për ekipin vendas. Nëse pranoni gol në shtëpi, gjithmonë është vështirë të riktheheni”, ka përfunduar holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...