Klinsmann: Do të sulmojmë në Camp Nou

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Bayer Munichut, Jurgen Klinsmann, ka deklaruar se skuadra e tij do të jetë e fuqishme në përpalljen e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës në Camp Nou, pavarësisht mungesës së disa lojtarëve të formacionit bazë (Lucio, Daniel Van Buyten dhe Miroslav Klose).
“Kemi pasur mungesa të shumta gjatë sezonit dhe kjo gjë shpesh na ka bërë që të improvizojmë. Jam i bindur se do të kemi një skuadër të fortë e cila do të përballet me Barcelonën”, është cituar Klinsmann për “Sport”. Trajneri gjerman ka siguruar se skuadra e tij do të sulmojë në Camp Nou dhe se tifozët e të dyja skuadrave do të jenë të kënaqur sepse do të shikojnë një ndeshje të bukur të dy skuadrave të mëdha evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...