Lyoni barazon, Marseille merr kreun

dardanmiftari | Monday, April 13, 2009 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Francës, Olimpique Lyon, ka barazuar në fushë të vet me rezultat 2-2 përballë Monacos, duke humbur kreun e tabelës të cilën tash e mban ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, që më herët mposhti ekipin Grenouble.
Lyoni dy herë ishte në disavantazh, por të dy herët arriti të barazojë për një nxjerrë një pikë në ndeshjen përballë Monacos në Stade Gerland. Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë me golin e mesfushorit kroat Jerko Leko, por Lyoni barazoi në pjesë të dytë me anë të brazilianit Cris (65’). Pas një minute lojë mysafirët rikthyen avantazhin me anë të sulmuesit Juan Pablo Pino (66’). Një pikë për vendasit arriti ta sigurojë sulmuesi francez Frederic Piquionne, nëntë minuta para fundit të ndeshjes. Marseille në ndeshjen e mëhershme ka shënuar fitore të thellë në Velodrome ndaj Grenoble, duke e mposhtur me rezultat 4-1. Dy gola për marsejezët i shënoi Taiwo, të parin nga penaltia (52’ dhe 65’), ndërsa nga një shënuan Hilton (59’) dhe Bradao (89’). Të vetmin gol për mysafirët e Grenouble e shënoi Courtois në minutat shtesë të ndeshjes (90’). Kapiteni Lorik Cana u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes dhe ishte pjesëmarrës i aksionit të golit të katërt.

Barazimi i Lyonit i jep rastin ekipit të Canës të marrë kreun e tabelës së ligës franceze. Marseille tash mbledh 61 pikë, një më shumë se kampioni në fuqi që zbret në pozitën e dytë të tabelës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...