Messi: Bolivia ishe e pamundshme

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ishte ‘e pamundshme’ të luhej në lartësinë mbidetarë të Bolivisë, ku kombëtarja e Argjentinës u mposht me rezultat 6-1.
Kryeqyteti i Bolivisë, La Paz, ku u zhvillua ndeshja, gjendet 3.600 metra mbi nivelin e detit, dhe ajri në këtë lartësi është më i rrallë dhe vështirëson lojën. “Mendoj se ishte e pamundshme për mua të funksionoja aty, derisa të tjerët mundnin. Por kjo nuk duhet të jetë arsyetim për humbjen”, ka thënë Messi “Nuk i humb shpresat në këtë mënyrë. Ishte një ndeshje e keqe, por për ta gjithçka shkoi mbarë. Ne jemi të zhgënjyer, por duhet të ecim më tej, të mendojmë për paraqitjet e mira të ekipit kombëtar dhe t’i riparojmë gabimet”, ka shtuar argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...