Milani fundos Leccen në fund

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Takimi i fundit i javës së 30-të në Serie A, i zhvilluar në San Siro ndërmjet Milanit dhe Lecces, ka përfunduar me fitoren e Rossonerëve me rezultat prej 2-0.
Kuqezinjtë vuajtën deri në fund të ndeshjes përballë mbrojtjes së paluhatshme të Lecces, mirëpo në minutat shtesë, ata arritën t’i rrëmbejnë tri pikë të plota nga kjo ndeshje. Golin e parë e shënoi Philippe Senderos (90’) pas një krosimi të Andrea Pirlos, ndërsa tre minuta më pas (90’+3), Pippo Inzaghi dyfishoi rezultatin pas një krosimi të Shevas. Me këtë fitore, Milani është afruar në pesë pikë diferencë me pozitën e dytë, të cilën e mban Juventusi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...