NBA: Bulls barazojnë përballë Celtics

dardanmiftari | Monday, April 27, 2009 | 0 Komente

Chicago Bulls ka barazuar numrin e fitoreve në rundin e parë të play-offit përballë kampionit në fuqi, Boston Celtics, pasi shënoi fitore të ngushtë me rezultat 121-118 në ndeshjen e katërt.
Derrick Rose shënoi 23 pikë, derisa Ben Gordon dhe John Salmons shënuan pikë të vonshme për të ndihmuar Chicagon të shënojë fitore ndaj Bostonit në lojën shtesë, dhe për të barazuar në 2-2 ndeshjet e play-offit.Gordon shënoi 22 pikë ndërsa Salmons 20 të tjera për Bulls. Paul Pierse udhëhoqi te Celtics me 29 pikë, derisa Ray Allen kontribuoi me 28 pikë dhe Rajon Rondo me 25 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...