NBA: Cavaliers eliminojnë Pistons
Lideri i Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers, ka kaluar në rundin e dytë të ndeshjeve të play-offit të NBA, pasi mposhti Detroit Pistons edhe në ndeshjen e katër mes tyre.
Detroit ishte mbushur me fansa të Clevelandit, derisa Cavaliers mposhtën Pistons me rezultat 99-78, për të mbyllur rundin e parë të serisë së play-offit të Lindjes me 4-0.LeBron James shënoi 36 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime për të udhëhequr te Cavaliers, të cilët do të kenë pushim një javor, derisa presin fituesin e serisë në mes të Miami dhe Atlanta, ku Miami udhëheq me 2-1.
Category: Basketboll

0 Komente