Rikthim sensacional i Adebayor dhe Fabregas

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Takimi i zhvilluar të shtunën në Emirates Stadium, ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt, ka përfunduar me fitoren e Topçinjve, me rezultat prej 2-0.
Sulmuesi i rikthyer nga lëndimi, Emmanuel Adebayor, ishte heroi kryesor i ndeshjes, i cili shënoi të dy golat e Arsenalit, por meritor ishte edhe lojtari tjetër i kthyer nga dëmtimi, Cesc Fabregas, i cili ishte asistues për golat e Adebayor. Adebayor shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (8’), ndërsa vetëm katër minuta brenda pjesës së dytë (49’), ai dyfishoi rezultatin duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme Arsenalit, në garën për ta ruajtur një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...