Wolfsburgu deklason Bayernin dhe merr kreun

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Ndeshja kryesore e javës së 26-të në Bundesliga e zhvilluar në Volkswagen Arena, ndërmjet Wolfsburgut dhe Bayern Munichut, ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 5-1.
Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola të shpejtë, nga një për të dyja skuadrat. Christian Gentner hapi serinë e golave për vendasit (44’), ndërsa një minutë më vonë Luca Toni barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, në skenë doli Edin Dzeko, cili shënoi dy herë brenda tre minutash (63’ dhe 66’) për ta ngritur epërsinë në 3-1. Dy golat e radhës i takuan sulmuesit tjetër, Grafite (74’ dhe 77’), i cili i fundosi kampionët. Para këtij takimi Wolfsburgu dhe Bayerni kishin pikë të barabarta, me një pikë më pak se Hertha që mbante kreun. Mirëpo, me këtë fitore Wolfsburgu është ngjitur në krye të tabelës me dy pikë më tepër se Hertha Berlin, e cila është mposhtu në shtëpi nga Borussia Dortmundi me rezultat 1-3.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...