Ronaldo, Shqipëria, arsye për të qëndruar te United

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 1 Komente

Mund të duket e pabesueshme, por në Angli besojnë se Kombëtarja shqiptare është një prej pesë arsyeve përse Kristiano Ronaldo nuk duhet të transferohet te Reali i Madridit.
Mediat britanike kanë shpjeguar me pak pika, idenë se largimi i mesfushorit nga Manchester United do të ishte një “çmenduri”. “Lojtari më i mirë në botë” rrezikon të qëndrojë jashtë Botërorit 2010, edhe sepse në diferencën prej 7 pikëshnga Danimarka kryesuese e grupit eliminator ka peshë barazimi 0-0 i Portugalisë me Shqipërinë.Kristiano Ronaldo konfirmoi se i vetëm nuk mund ta tërheqë skuadrën, situatë me të cilën do të përballej edhe në “Santiago Bernabeu”.Përkundrazi, te “Djajtë e Kuq”, ai është i rrethuar nga një grup shumë cilësor, që e ndihmon të shfaqë klasin e lartë. Arsyet e tjera janë futbolli i jashtëzakonshëm në Angli, “shkatërrimi” 4-0 i Realit në Champions me Liverpulin, këshillat se lojtarët nuk duhet të ndjekin paratë dhe se Ferguson nuk është më i ri për ta ndjekur hap pas hapi që ta bindë të qëndrojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. Liverpooli e shkatrroj edhe Manchester United ne Old Traford 1-4 nuk e shkatrroj vetem Real Madridin

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...