Shqipëria bie 11 vende në listën e FIFA-s

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Dy humbjet zhgënjyese kundër Hungarisë dhe Danimarkës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2010, i kanë kushtuar kombëtares kuqezi me 11 pozita në listën e FIFA-s.
Në renditjen e muajit mars Shqipëria ishte e 80-ta në renditjen e kombëtareve më të mira në botë, ndërsa tash pozicionohet në vendin e 91-të.Humbja minimale prej 1-0 ndaj Hungarisë në Qemal Stafa, pavarësisht një paraqitjeje solide, dhe ‘turpërimi’ prej 3-0 në udhëtim kundër Danimarkës, kanë bërë që ekipi i drejtuar nga trajneri Arie Haan të zbresë 11 vende.Kjo është pozita më e ulët e Shqipërisë për këtë vit dhe më e ulëta që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u rendit në pozitën e 102-të.Prej ekipeve ballkanase, zbritje ka pësuar Maqedonia, 4 pozita, por e cila ende qëndron shumë më lartë se Shqipëria, pasi tash mban vendin e 64-të, si dhe Kroacia me një pozitë më poshtë (tash e 8-ta).Të gjitha ekipet tjera kanë pësuar ngritje. Greqia është ngritur gjashtë pozita (tash e 13-ta), Serbia 13 pozita (tash e 23-ta), Bullgaria shtatë pozita (tash e 20-ta) dhe Bosnja e Hercegovina, që është ngritur plot 20 vende (tash e 38-ta).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...