Spanja vazhdon të mbajë kryesimin

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Spanja, e cila vazhdon nga fitorja në fitore dhe është e pamposhtur në 31 ndeshje, po ashtu ka thyer një rekord të ri të renditjes botërore të kombëtare sipas FIFA-s.
Me një dallim prej më shumë se 350 pikësh në mes tyre dhe rivalëve më të afërt, spanjollët janë liderët më dominues që kur kjo listë për të parën herë ka filluar të publikohet.Në krye të tabelës së kombëtareve më të mira, Kampioni i Evropës ndiqet nga Gjermania dhe Holanda. Brazili dhe Italia kanë pësuar nga një ngritje duke mbajtur tash vendin e katërt, respektivisht të pestë.Argjentina, e cila u thye nga Bolivia në ndeshjen e fundit, pagoi çmimin duke zbritur dy vende, dhe tash gjendet në të gjashtën pozitë, një para Anglisë që është ngritur dy vende. Edhe Franca është rikthyer në dhjetëshe, duke u ngritur dy vende dhe duke qëndruar prapa Kroacisë (e 8-ta) dhe Rusisë (e 9-ta).Ngritjet më të mëdha i kanë bërë Togo me 26 vende (tash në pozitën e 121-të) dhe Bosnja dhe Hercegovina me 20 vende (tash e 38-ta). Shqipëria ka zbritur 11 pozita, dhe tash renditet e 91-ta.Publikimi i ardhshëm i FIFA-s do të bëhet më 6 maj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...