Bayern ruan pozitën e dytë
Tashmë ish-kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman përballë Stuttgartit, për të ruajtur pozitën e dytë të tabelës, që dërgon drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët e zhvilluan ndeshjen e fundit përballë rivalit të drejtpërdrejtë, Stuttgartit, që kishte pikë të barabarta me ekipin nga Munichu, por diferencë më negative golash.Bayern kaloi në epërsi të dyfishtë, me nga një gol në secilën pjesë, para se mysafirët të ngushtojnë rezultatin në 2-1.Një aksion i mirë i Frank Ribery dhe goditja e tij e devijuar nga mbrojtësi holandez Khalid Boulahrouz i dhanë epërsinë Bayernit pas 16 minutash lojë, ndërsa kapiteni i bavarezëve Mark von Bommel, ishte ai që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (69’).Për Stuttgartin i vetmi që shënoi ishte Mario Gomez, pasi shëtiti mbrojtjen vendase në minutën e 63-të të lojës.Me fitoren e sotme, Bayerni e përfundon sezonin në pozitën e dytë të tabelës së Bundesligës, me 67 pikë, dhe do të kualifikohet drejtpërdrejt për në Ligën e Kampionëve. Në pozitën e parë, me dy pikë më shumë se Bayerni (69), ka përfunduar kampioni i ri i Bundesligës, Wolfsburgu, që shkatërroi Werder Bremenin me rezultat 5-1 në ndeshjen e fundit, për të ngritur titullin e parë të Gjermanisë.
Category: Futboll
0 Komente