Hiddink: UEFA nuk dëshironte finalen angleze
Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, mendon se UEFA është ‘e kënaqur’ për shkak se finalja e Ligës së Kampionëve nuk është në mes dy ekipeve angleze.
Strategu holandez ende është i zemëruar për shkak të eliminimit skandaloz të bluve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas dy barazimeve kundër Barcelonës.“Mendoj se UEFA nuk dëshironte një finale angleze të Ligës së Kampionëve edhe këtë vit dhe ata janë të kënaqur për këtë”, ka thënë Hiddink.“Para së gjithash, ne duhej të arrinim më shumë se një gol në shtëpi, por në të njëjtën kohë ndjej zemërim dhe padrejtësi. Arbitri ishte i papërvojë. Ai kishte probleme në të kaluarën, por ishte edhe i papërvojë”s, ka shtuar holandezi.
Category: Futboll
0 Komente