Bordeaux barazohet me pikë me Marseille
Bordeaux ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Sochaux për t’u barazuar me pikë me Olimpique de Marseille që mban vendin e parë falë një goli më shumë të shënuar.
Skuadra e Lorik Canës barazoi të shtunën mbrëma në Velodrome kundër Toulouse duke ia dhënë mundësinë skuadrës së Bordeaux që t’ia rrezikojë pozitën e parë dhe për t’u bërë pretendente kryesore për titull. Bordeaux krijoi avantazh të dyfishtë shumë shpejtë në minutat e para të takimit, me anë të Gregory Sertic (7’) dhe Yoann Gourcuff (14’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Marouane Chamakh në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3). Me këtë fitore Bordeaux ngjitet në kuotën e 68 pikëve, aq sa ke edhe Marseille në pozitën e parë me një gol më tepër të shënuar.
Category: Futboll
0 Komente