Genoa fiton derbin gjenovas

dardanmiftari | Monday, May 04, 2009 | 0 Komente

Derbi lokal i zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e skuadrës që kishte rolin e nikoqirit, Genoas, me rezultat prej 3-1. Ishte një përballje ku u ndanë tre kartonë të kuq në minutat e fundit të ndeshjes, dy për vendasit (Matteo Ferrari dhe Thiago Motta) dhe një për mysafirët (Campagnaro). Pa dyshim njeriu i takimit ishte sulmuesi i Genoas, Diego Milito, i cili shënoi hat-trick në këtë përballje duke ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij në luftën për të siguruar vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve. Golin e parë Milito e shënoi në minutën e 31-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Campagnaro barazoi rezultatin. Milito krijoi sërish epërsinë në minutën e 73-të, ndërsa në fund të takimit argjentinasi kompletoi hat-trickun e tij (90’+3). Me këtë fitore Genoa mban diferencën prej një pike nga Fiorentina që mban vendin e katërt në tabelë dhe vazhdon të jetë pretendente për këtë pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...