Del Piero mund të luajë kundër Sienas
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, mund të luajë në ndeshjen e të dielës kundër Sienës, pasi që ka arritur të rikuperohet shpejt nga lëndimi që e pësoi të enjten në stërvitje.
Kapiteni ishte larguar nga fusha stërvitore me shqetësimin e një lëndimi të madh pas një ndërhyrjeje të Tiagos, me ç’rast në fillim u tha se ai nuk do të mund të paraqitej për Juven në dy ndeshjet e mbetura. Mirëpo, “La Repubblica” njofton se lëndimi i simbolit bardhezi ishte më i lehtë se ç’mendohej në fillim dhe duket se ai ka përparuar shumë në rikuperimin e tij, pasi që gjatë ditës së premte është paraqitur në fushën stërvitore Megjithatë, i mbetet stafit mjekësor dhe trajnerit të ri Ciro Ferrara për të vlerësuar nëse Del Piero do të luajë kundër Sienas.
Category: Futboll
0 Komente