Gomez: Zgjodha Bayernin përkundër ofertave tjera
Sulmuesi i ri i Bayern Munichut, Mario Gomez, ka njoftuar se ka refuzuar shumë oferta të skuadrave italiane dhe angleze për të qenë pjesë e skuadrës bavareze.
Bayerni i ka paguar 30 milionë euro Stuttgartit për të fituar shërbimet e Gomez, i cili është shprehur se i kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vendosur për kalimin e tij në Allianz Arena. “Po transferohem, sepse dëshiroj të bëj një hap përpara në karrierën time dhe Bayerni është njëra nga skuadrat gjermane, e cila mund të bëjë ballë edhe në Evropë”. “Kam pasur oferta nga Italia, Anglia dhe Bayerni, ndërsa më janë nevojitur vetëm dy ditë për të vendosur”, ka thënë Gomez.
Category: Futboll
0 Komente