Juve nuk ka kërkuar shërbimet e Pandevit
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se ai dëshiron ta mbajë sulmuesin Goran Pandev nëse një gjë e tillë është e mundur, ndërsa ka mohuar spekulimet se Juventusi ka kërkuar shërbimet e maqedonasit.
“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë ofertë për Goranin nga asnjë klub. Jemi duke bërë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër. Nëse ai qëndron te ne edhe dy vite, ai do të arrijë të piqet si lojtar dhe do ta arrijë nivelin e lojës të cilin e dëshiron”, ka thënë Lotito për ANSA. Pandev luan për Lazion që nga viti 2004. Sulmuesi 25-vjeçar ka bërë 137 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar 48 gola.
Category: Futboll
0 Komente