Kampioni mbyll sezonin me fitore
Kampioni i Italisë, Inter, ka shënuar fitore me rezultat prej 4-3 kundër Atalantas, në ndeshjen dramatike të të dielës të zhvilluar në Giuseppe Meazza.
Serinë e golave e filloi Sulley Ali Muntari (6’), ndërsa katër minuta më pas (10’) Cristiano Doni barazoi rezultatin.
Nuk shkoi shumë (12’) dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic riktheu epërsinë për vendasit, derisa Luca Cigarini barazoi rezultatin për të dytën herë (25’).
Në pjesën e dytë, mysafirët kaluan për herë të parë në avantazh me golin e dytë në ndeshje të Cristiano Donit (53’).
Interi reagoi sërish me anë të Esteban Cambiassos (80’), i cili e barazoi rezultatin, ndërsa një minutë më pas Ibracadabra shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të fitores për Interin.
Luis Figo ishte njëri nga legjendat e futbollit, i cili po në ditën e sotme i dha fund karrierës së tij.
Category: Futboll
0 Komente