Torino në Serie B pas humbjes nga Roma

dardanmiftari | Sunday, May 31, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Torinos është mposhtur nga Roma në Stadio Olimpico me rezultat prej 3-2 për t’u përshëndetur nga elita e futbollit italian.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Tommaso Vailattit (9’), mirëpo më pas pranuan tre gola nga Giallorossët.

Fillimisht Jeremy Menez barazoi rezultatin (35’), ndërsa golat e Mirko Vucinic (74’) dhe Francesco Tottit nga penalltia (83’) e fundosën Torinon, pasi që krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Nicola Ventola një minutë pa përfunduar koha e rregullt.

Me këtë humbje Torino largohet nga Serie A, pasi që Bologna shënoi fitore kundër Catanias, për të siguruar qëndrimin në Ligën e Parë italiane.

Dy skuadrat tjera të larguara nga Serie A, janë Lecce dhe Reggina.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...