Ancelotti fton Tevezin te Chelsea

dardanmiftari | Tuesday, June 16, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga sulmuesi argjentinas Carlos Tevez që të transferohet në Stamford Bridge.
“The Daily Mail” dhe “The Sun” shkruajnë se ish-trajneri i Milanit ka siguruar numrin e telefonit të Tevez dhe e ka ftuar atë të kalojë te Blutë, ndërkohë që Tevez ka mbetur i mahnitur nga kjo ofertë. “Carlos është shtangur kur ka marrë telefonatë nga Ancelotti, por njëkohësisht është edhe i kënaqur. Ancelotti ka bërë një punë shumë të mirë që ia ka bërë me dije interesimin e tij, ndërsa Carlos është i befasuar për të mirë për veprimin tij”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...