Milani kërkon Eto’o dhe Valdes
“Sport” njofton se trajneri i Milanit, Leonardo, dëshiron të bëjë përforcime në të gjitha repartet e skuadrës së tij, kështu që ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të sigurojnë shërbimet e dyshes së Barcelonës, Samuel Eto’o dhe Victor Valdez.
Javën e kaluar u spekulua se sulmuesi kamerunas kishte arritur marrëveshje verbale me Rossonerët për të kaluar në San Siro si transfer i lirë në vitin 2010, mirëpo gazeta nga Barcelona shkruan se trajneri i Milanit e dëshiron Eto’o-n që në sezonin që vjen. I njëjti burim pohon se kuqezinjtë dëshirojnë ta sjellin në San Siro dhe portierin e Barcës, Victor Valdez, kontrata e të cilit po ashtu skadon në vitin 2010.
Category: Futboll

0 Komente