Anglia shënon katër gola kundër Kazakistanit
Kombëtarja e Anglisë ka shënuar edhe fitoren e gjashtë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore 2010, duke mposhtur në udhëtim Kazakistanin me rezultat 4-0.
Gareth Barry dhe Emile Heskey shënuan nga një gol në fund të pjesës së parë të ndeshjes (40’ dhe 45’), para se Wayne Rooney të trefishojë në pjesën e dytë (72’). Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, vulosi rezultatin nga penaltia, 13 minuta para fundit të ndeshjes (77’). Pavarësisht rezultatit bindës dhe suksesit të 100-të të Fabio Capellos me kombëtaren angleze, ata nuk bënë një paraqitje mbresëlënëse në këtë ndeshje të fundit. Në ndeshjen tjetër të grupit 6, Bjellorusia ka shkatërruar Andorrën me rezultat 5-1, ndërsa Kroacia pret në fushë të vet më vonë Ukrainën. Anglia vazhdon kryesimin me 18 pikë, e ndjekur nga Kroacia me 10 pikë.
Category: Futboll
0 Komente