Barca nuk heq dorë nga Villa

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Mediat spanjolle shkruajnë se kampioni i La Ligës, Barcelona, përgatitet për një sulm të ri për të marrë shërbimet e David Villas.
Që kur drejtuesit e Valencias deklaruan se David Villa nuk është për shitje, Barcelona u tërhoq dhe ktheu vëmendjen kah lojtarë të tjerë. Por sipas Sport, drejtuesit e klubit katalanas ende nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi spanjoll. Gazeta shkruan se Barcelona do të ketë një tentim të ri për të angazhuar sulmuesin dhe do të përpiqen të shfrytëzojnë largimin e Raul Albiol për në Real, për të angazhuar Villan. Barcelona do të përfshijë mbrojtësin uruguaian Martin Caceres në ofertën për Villan, i cili do të mund ta plotësojë zbrazëtirën e lërë nga Albiol tek Valencia, duke ulur kështu shumën e keshit që do të ofrojnë për Villan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...