Kaka: Anglia kërcënim kryesor për Botërorin 2010

dardanmiftari | Saturday, June 27, 2009 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit dhe kombëtares së Brazilit, Kaka, e sheh Anglinë si kërcënim kryesor për Kupën Botërore 2010.
“Anglia luan vërtet shumë mirë nën drejtimin e Fabio Capello. Ata janë një grup shumë, shumë i mirë i lojtarëve”, ka thënë Kaka. “Sigurisht, e dimë se në futboll vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm. Por mendoj se Anglia mund të ketë një sukses të mirë në Kupën Botërore”, ka shtuar braziliani. Kaka, i cili këtë verë u transferua në Real Madrid nga Milani për një shumë prej 65 milionë eurosh, aktualisht është në detyrë me kombëtaren e Brazilit, me të cilën të dielën do të jetë pjesë e finales së Kupës së Konfederatave, ku do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...