Barcelona ende e dëshiron Mascheranon
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.
Laporta shpreson që Lionel Messi ta shfrytëzojë ndikimin e tij për ta bindur argjentinasin që të kalojë në Camp Nou. “Mascherano është mik i afërt i Leo Messi. Ai është lojtar i cili më pëlqen shumë. Prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Laporta.
Category: Futboll
0 Komente