Berlusconi: E dëshiroj Ronaldon te Milani

dardanmiftari | Thursday, June 04, 2009 | 1 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se i ka thënë yllin të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, se dëshiron që ta shohë atë me fanellën e Rossonerëve.
Berlusconi ishte ndërmjet personaliteteve të njohura në finalen e Ligës së Kampionëve dhe aty ka pasur mundësinë të takohet me portugezin të cilit i ka pëshpëritur në vesh se e dëshiron në San Siro. “I thash se dëshiroj ta shoh atë duke luajtur me ngjyrat e Rossonerëve, dhe ai më buzëqeshi”, është cituar presidenti nga Studio Sport. Fjalët e presidentit të Milanit sugjerojnë se ai e dëshiron Ronaldon në vend të lojtarit në largim Ricardo Kaka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. Milanos edhe Messi mi shku ne Milano nuk bahet sen se asht veq pleq hahahahah barcelones sun ja gjan asnje lojtar permi 30 vjet Silvinho i ka pas 35 po aj ka shku prej Barcelones keshtu qe barcelona KAMPION BOTE

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...