Galliani: Pato do të qëndrojë

dardanmiftari | Thursday, June 04, 2009 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se klubi do të angazhojë një emër tjetër të madh në sulm nëse Kaka do të largohet, ndërsa sa i takon Alexandre Pato, Galliani ka thënë se braziliani tjetër do të qëndrojë.
Galliani u prit nga gazetarët para hyrjes në zyrën e tij në Federatën italiane, ku zhvilloi takimin e caktuar të ekipeve nga Calcio liga. “Nuk e di nëse ai do të largohet ose jo, por nëse Kaka largohet, sigurisht se do të sjellim një emër të ri të madh në pozicionin e sulmuesit. Është e vërtetë së City ofroi shumë më shumë para se Real Madridi, por lojtari nuk dëshironte ta pranojë ofertën për dallim prej tash”, ka thënë Galliani. “Ronaldinho? Ai është lojtar i Milanit, ne negociojmë vetëm për shitjen e Kaka, të gjitha yjet e tjera do të mbeten në klub. Pato do të mbetet. Ai nuk është në shitje. Reagimi i fansave? Më vjen keq për ta, edhe unë jam fans i Milanit”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...