Juve përgatit listën e lojtarëve që do të largohen

dardanmiftari | Sunday, June 07, 2009 | 0 Komente

Pas caktimit zyrtar të Ciro Ferraras si trajner për sezonin e ri, skuadra e Juventusit mund të fillojë në mënyrë më efektive që t’i shqyrtojë gjërat para fillimit të sezonit 2009/2010.
Zonja e Vjetër tashmë ka siguruar shërbimet e Fabio Cannavaros, Diegos dhe Gaetano D'Agostinos, që lë të kuptohet se formacioni i zakonshëm 4-4-2 do të ndërrohet në 4-3-1-2. Sportmediaset.it njofton se Ferrara ka dhënë disa ide se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet. Trajneri ka kërkuar qëndrimin e Olof Mellberg me kusht që të ketë më shumë mbrojtës në dispozicion, ndërkohë të riun Sebastian Giovinco do ta shfrytëzojë si zëvendësues të denjë të Diegos për sezonin r i. Njëri nga lojtarët i cili është më afër largimit nga Bianconerët është sulmuesi francez David Trezeguet, ndërsa nëse vijnë oferta të mira, atëherë Tiago, Christian Poulsen dhe Mauro Camoranesi do të shiten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...