NBA: Bulls në prag të kualifikimit në play-off
Derrick Rose ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 39, për të ndihmuar ekipin e tij Chicago Bulls të shënojë fitore me rezultat 101-93 ndaj Boston Celtics dhe të jetë vetëm fitore larg play-offit të NBA-së.
Kirk Hinrich shënoi 30 pikë për Bulls që shënuan fitoren e 40-të të sezonit (41 humbje) dhe mbeten në pozitën e tetë para Toronto Raptors që është me një fitore më pak.
Chicago tash është vetëm një ndeshje larg kualifikimit. Bulls kanë nevojë ose të fitojnë sonte kundër Charlotte Bobcats, ose Raptors të humbasin kundër New York Knicks.
Paul Pierce ishte më i sakti me 28 pikë për Bostonin në ndeshjen e mbrëmshme, ekip që u mposht për të gjashtën herë në nëntë ndeshjet e fundit (50 fitore, 31 humbje).
Category: Basketboll
0 Komente