Reali dhe Barca pas Ozil
Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të përcjellin situatën e mesfushorit të Werder Bremenit, Mesut Ozil.
Mesfushori i ri këtë javë mohoi spekulimet se ai tashmë kishte arritur marrëveshje për të vazhduar kontratë me Werderin. Me kontratën e tij që skadon vetëm pas 12 muajsh, Werder mund të detyrohet ta shesë atë gjatë verës.
Mediat spanjolle shkruajnë se që të dy, Reali dhe Barcelona, janë të interesuar për të transferuar lojtarin. Në anën tjetër një prej klubeve tjera evropiane që interesohet për të është edhe Arsenali.
Category: Futboll
0 Komente