Moratti: Kampioni do të dihet në ditën e fundit
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se lufta e tyre për titull me Romën do të vendoset vetëm në ditën e fundit të sezonit.
Moratti beson se ekipi i tij do të dalë fitues në garën për skudeton, për të pestin vit radhazi.
“Ne besojmë pa asnjë dyshim. Kam dëgjuar se çdo ndeshje është vendimtare që nga fillimi i kampionatit. Në këtë moment mendoj se ndeshjet e ditës së fundit do të jenë vendimtare. Ky është mendimi im”, ka thënë Moratti.
Category: Futboll
0 Komente