Leonardo: Ancelotti më motivoi ta pranoj punën
Leonardo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin në postin e trajnerit, ndërsa ai është shprehur i ngazëllyer për këtë mundësi që i është dhënë.
“E kam pranuar punën me një kënaqësi të madhe. Është një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe shumë më emocionuese saqë e kam paramenduar”. “Jam shume i lumtur për këtë zgjedhje. Jam këtu qe 12 vite dhe të jem pasardhës i Carlos është diçka shumë serioze, sepse kam pasur raporte shumë të mira me të”. “Carlo gjithmonë më ka nxitur që ta pranoj këtë pozitë. Jam shumë i lumtur që kam filluar një aventurë të re”, ka thënë Leonardo për “Sky Sport Italia”.
Category: Futboll
0 Komente