Reali arrin marrëveshje për Pellegrinin

dardanmiftari | Monday, June 01, 2009 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Villarrealit, Jose Manuel Llaneza, ka deklaruar se Real Madridi të martën do ta caktojë Manuel Pellegrinin për trajner të klubit pasi që tashmë është arritur marrëveshja ndërmjet dy klubeve.
“Ishte e logjikshme që të ruhen raportet e mira ndërmjet dy klubeve, kështu që marrëveshja duhej të arrihej”. “Mund të deklaroj se është arritur një marrëveshje paraprake ndërmjet dy skuadrave mike, dhe sidomos tani kur Reali ka president të ri”. “Për Villarrealin është një goditje e rëndë dhe moment i vështirë, por ne do të fillojmë që tani për të gjetur trajner të ri”, ka thënë Llaneza për “AS”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...