Galliani: Kaka mbetet te Milan
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, e ka përsëritur që braziliani Ricardo Kaka do të vazhdojë ta veshë fanellën kuqezi.
Edhe pse mediat vazhdojnë të shkruajnë se Kaka nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Real Madridin, dhe kjo duket shumë e realizueshme, sidomos pas caktimit të Florentino Perezit si president të Mbretërve, drejtuesit e skuadrës italiane vazhdojnë të thonë se nuk do ta shesin superyllin e tyre. “Kaka është lojtar i Milanit dhe do të mbetet i tillë. Ai nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me askënd dhe ne do t’i rezistojmë klubet të cilët do të provojnë ta transferojnë atë”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.
Category: Futboll
0 Komente