Quagliarrealla kompleton transferimin në Napoli

dardanmiftari | Monday, June 01, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi italian Fabio Qugliarella ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Napolin dhe do të prezantohet në media gjatë javës.
Mediat italiane që në javën e kaluar bënë të ditur se Napoli dhe Udinese kanë arritur marrëveshje për transferim të sulmuesit. Sot pasdite ky transferim është pohuar edhe nga vetë klubi i Napolit. Transferimi do t’i kushtojë Napolit 16 milionë euro, si dhe humbjen e gjysmës së kartonit të Maurizio Domizzi, që ishte në gjysmë-pronë të të dyja klubeve. “Më vjen mirë për këtë, pasi kjo është ajo për të cilën shpresova. Për mua kjo është një realizim i ëndrrës”, ka thënë Quagluarrella.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...