Ljungberg: Arsenali duhet të harxhojë më shumë

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Fredie Ljungberg, ka frikë nga e ardhmja e Arsenalit dhe mendon se klubi duhet të harxhojë më shumë para për përforcime.
Ljungberg dy herë e fitoi Ligën Premier me Arsenalin dhe tri herë e ngriti trofeun e Kupës FA, duke kaluar plot nëntë vite nën drejtimin e Wenger. Suedezi thotë se ai është i dëshpëruar kur i sheh rezultatet e Arsenalit në disa sezonet e fundit. “Kam ndjenjën se situata financiare në klub është ca e shtrënguar, dhe cili është qëndrimi i klubit? Askush nuk del publikisht të thotë se pse nuk harxhohen para. Të gjithë e bëjnë këtë pyetje. Jam i dëshpëruar kur i shoh rezultatet në disa vitet e fundit”, ka thënë suedezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...