Kaka: Messi do ta fitojë Topin e Artë

dardanmiftari | Sunday, June 28, 2009 | 0 Komente

Përforcimi i ri i Real Madridit, Kaka, thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë.
Argjentinasi ishte një prej shtyllave të Barcelonës në sezonin e fundit, kur ekipi spanjoll fitoi tre trofe. “Mendoj se Messi do ta fitojë Topin e Artë dhe do ta fitojë shpërblimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë. Do të jetë vështirë që dikush ta kundërshtojë, pasi ai këtë sezon ishte protagonisti kryesor në triumfin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kaka për L’Equipe. Braziliani po ashtu thotë se ai do të përpiqet që edhe vetë të arrijë edhe një herë te ky shpërblim në ‘disa vitet e ardhshme’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...