Reali nuk është i interesuar për Ibrahimovicin

dardanmiftari | Wednesday, June 17, 2009 | 0 Komente

Drejtuesit e Real Madridit pohojnë se nuk janë në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic.
Këtë e ka bërë të njohur drejtori sportiv i Los Blancos, Jorge Valdano, i cili veç tjerash ka mohuar edhe interesimin për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan. “Është spekuluar se dëshirojmë shërbimet e Ibrahimovicit dhe Forlanit, mirëpo këto nuk janë të vërteta”. “Ende jemi në kërkim të një sulmuesi, kemi dy ose tri alternativa, mirëpo asnjëra alternativë nuk është sulmuesi i Interit ose ai i Atletico Madridit”, ka thënë Valdano për “Radio Marca”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...