Rossi tifoz i Milanit
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka deklaruar se skuadra e tij favorite gjithmonë ka qenë Milani dhe se ai është tifoz i Rossonerëve që nga fëmijëria, dhe kjo është njëra nga arsyet për të cilën sulmuesi italian shpreson që të bartë fanellën e kësaj skuadre në të ardhmen.
“Gjithmonë kam qenë tifoz i Milanit dhe idhujt e mi kanë qenë Gullit dhe Van Basten. Nëse më thërret Galliani do ta kisha përshëndetur thirrjen e tij”, ka thënë Rossi për “Gazzetta dello Sport”. Megjithatë, Galliani nuk është i interesuar për shërbimet e Rossit, pasi që Milani kërkon një qendërsulmues. Ndërkohë, Juventusi është i interesuar për transferimin e italianit të lindur në SHBA.
Category: Futboll

0 Komente