SHBA-të befasojnë Spanjën

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 0 Komente

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore sensacionale prej 2-0 kundër Spanjës së favorizuar në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Konfederatave e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Free State të Bloemfonteinit, ndërmjet përfaqësueses së Spanjës dhe asaj të SHBA-ve, ka përfunduar me fitoren e amerikanëve me rezultat prej 2-0. Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të kur sulmuesi i Villarrealit, Jozy Altidore, e mposhti portierin Iker Casillas. Për t’ia vështirësuar punët edhe më shumë kampionit të Evropës, u kujdes Clint Dempsey, i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje (73’). Nga minuta e 87-të SHBA-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Michael Bradley u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Xavin, mirëpo në minutat e mbetura spanjollët nuk mundën të ndryshojnë asgjë. Me këtë fitore përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kualifikohet në finale të Kupës së Konfederatave ku do ta presë fituesin nga përballja ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...