Wimbledon: Eliminohet Sharapova

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 0 Komente

Ish-kampionia Maria Sharapova është eliminuar në rundin e dytë të turneut Wimbledon nga argjentinasja Gisela Dulko, e cila ka shënuar fitore në tre sete (6-2, 3-6, 6-4).
Ish-numri një i botës, Sharapova, ka dështuar të përgjigjet në mënyrën e duhur ndaj argjentinases, duke u dorëzuar në setin e parë. Pas rikthimit në setin e dytë, rusja u kthye edhe një herë në setin e tretë që ishte dhe vendimtar. Dulko tash do të përballet me rusen tjetër, Nadia Petrova (e 10-ta në botë), e cila mposhti izraeliten Shahar Peer në dy sete (6-3, 6-2). Serena Williams nuk pati asnjë shqetësim në rundin e dytë, duke mposhtur me shumë lehtësi australiane Jarmila Groth (6-2, 6-1), brenda 58 minutash. Amerikania tash do të përballet me italianen Roberta Vinci, e cila mposhti rusen Anastasia Pavlyuchenkova (6-4, 7-6).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...